E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reduktimi i armeve berthamore

Paqe dhe siguri në botë. Barak Obama ka përsëritur në Berlin impenjimin e tij për c’armatimin. Ky ka qene dhe thelbi i fjalës së tij të mbajtur para portës së Branderburgut. Një vend simbol ku më parë ka folur dhe Ronald Regan në 1987 dhe Xhon Kenedi në 1963. Pikërisht kur shqiptoi frazën e famshme: “Unë jam një Berlinez” dhe që është rikujtuar nga presidenti amerikan.
Para një turme prej mijëra personash Obama i ka drejtuar apelin e tij Rusisë.

“Kam vendosur se ne mund të garantojmë sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nëse reduktojmë armatimet tona bërthamore. Dëshiroj të jem në negociata me Rusinë për të tejkaluar pozicionet e luftës së ftohtë për sa i përket programit bërthamor.

Por reagimi i homologut rus Putin ka qenë i menjëhershëm. Nuk mund të lejojmë që të dhunohet ekuilibri i sistemit të strategjisë sonë bërthamore, përgjigjet Moska zyrtare. 
Më pas familja Obama, Zonja e parë Mishel Obama së bashku me dy vajzat kanë kryer homazhe dhe kanë vendosur lule në memorialin e holokaustit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›