E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI mbyll fushatën në sheshin “Skënderbej”

LSI ka mbyllur fushatën elektorale më nje miting në sheshin Skënderbej. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta u shpreh i sigurtë në fitoren e forcës politike që drejton, dhe theksoi se LSI do të bëjë të mundur nxjerrjen e vendit nga kriza. 

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë fund fushatës së saj elektorale përmes një mitingu të zhvilluar në sheshin Skënderbej. Në fjalën e tij , kreu i LSI-së, Ilir Meta u shpreh i sigurtë në fitoren e forcës politike që ai drejton, ndërsa theksoi se LSI do të bëjë të mundur nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza.

“Ne jemi e vetmja alternativë që kemi dalë në këtë fushatë me një program e me një plan veprimi gjithë shqiptarëve që jetojnë në krizë të rëndë ekonomike e sociale. Ne do të fitjmë sepse alternativa jonë është një alternativë e vërtetë, është një alternativë e sinqertë, është një alternativë që në themelin e vetë ka dashurinë për Shqipërinë dhe jo urrejtjen për shqiptarët ” u shpreh Meta përpara të pranishmëve në shesh.
Më 28 qershor do të fitojë LSI-ja dhe gjithë socialistët, tha Meta, duke nxjerrë kështu përfundimisht nga qeveria e politika liderin demokrat Sali Berisha.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›