Denoncimi i 2 mësuesve: Presion për të votuar PD
Dy mësues të shkollës 9 vjecare të komunës Ndroq deklarojnë se ndihen nën presionin psikologjik të strukturave të Ministrisë së Arsimit për të votuar PD-në në zgjedhjet e 28 qershorit. Ata vendosën ta denoncojnë këtë fakt përpara Ministrisë.
TIRANE- Dy mësues të shkollës 9 vjecare të komunës Ndroq të qarkut të Tiranës kanë denoncuar sot përpara Ministrisë së Arsimit presionin që sipas tyre po u bëhet nga ana e strukturave arsimore që ata të votojnë për Partinë Demokratike.
“Jam shumë i indinjuar për shkak të shkeljes së dinjitetit tim si mësues prej mbi 30 vjetësh duke na mohuar të drejtën e votës, lirinë e votës, lirinë e fjalës dhe lirinë e mendimit. Dhunë e fortë psikologjike është ushtruar ndaj nesh sepse drejtuesit e arsimit na kanë mbledhur dhe na kanë thënë që nëse nuk do të votoni PD-në pas 28 qershorit do tu rrezikohet vendi i punës. Unë dhe disa shokët e mij kemi kundërshtuar” shprehet njëri nga mësuesit, Haki Doku.
Sipas tyre, në qoftë se nuk votojnë për Partinë Demokratike pas 28 qershorit do tu rrezikohet vendi i punës.(e.n/News24/BalkanWeb)