Policia anulon lejen e PS-së, vendos kufij për mitingun
Policia ka anuluar kërkesën e PS për zhvillimin e mitingut të nesërm në sheshin para kryeministrisë me pretendimin se për shkak të zhvillimit të 2 mitingjeve në të njëjtën orë, policia e ka të vështirë të mbajë nën kontroll situaten.
TIRANE- Pas incidentit të ndodhur ne sheshin para kryeministrisë ku po ngriheshin skelat për skenën e PS-së për mitingun e nesërm ku pati edhe përplasje mes përfaqësuesve të socialistë dhe forcave policore vjen deklarata e policisë në të cilën rrëzohet kërkesa e bërë nga PS për zhvillimin e mitingut përpara kryeministrisë me pretendimin se për shkak të mitingut të PD-së në të njëjtën orë është e pamundur ruajtja e rendit nga ana e policisë.
“Nisur nga njoftimi i datës 17 qershor i Partisë Socialsite dhe me qënë se në këtë njoftim nuk saktësohej vendi i vendosjes së tribunës, me datë 24.06.2009, Drejtori i Policise Qarkut Tirane ka kërkuar takim me krytarin e Partisë Socialiste për Tiranën, Zotin Besnik Bare, të cilit i është kërkuar saktësimi me shkrim i vendit të vendosjes së tribunës. Gjithashtu i është sugjeruar që për shkak edhe të mitingut përmbyllës që do të zhvillojë Partia Demokratike në sheshin “Skenderbej”, mitingu i Partisë Socialiste të zhvillohej në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas kryqezimit të këtij bulevardi me rrugën Ismail Qemali, me qëllim formimin e një distance të domosdoshme për policinë që të bëjë të mundur menaxhimin e të dy mitingjeve” thuhet në deklaratën e policisë. (e.n/BalkanWeb)