E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI ndihma per Shkodren

Levizja Socialiste per Integrim organizoi ditet e fundit nje aksion sensibilizues per grumbullimin e ndihmave ushqimore kryesisht per bagetine per tu ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura ne Shkoder.

Strukturat e LSI ne Elbasan dhe ne Lushnje grumbulluan nje sasi te konsideueshme ndihmash te cilat me pas u derguan dhe u shperndane ne rajonin e Nenshkodres ku ishte serish kryetari i LSI dhe zv kryeministri Ilir Meta dhe drejtues te tjere te kesaj partie.

Z. Meta falenderoi te gjithe ata qe kontribuan per grumbullimin e ketyre ndihmave per te cilat kane aq nevoje banoret e permbytur per te shpetuar bagetite ne kete dimer te ftohte.

Nderkaq per te ndihmuar ne kapercimin e situates dhe parandalimit te katastrofave te tilla Ministri i Brendshem Lulezim Basha ishte ne Shkoder me nje grup ekspertesh vendas dhe te huaj te hidroteknikes me pervoje edhe ne katastrofat e cunameve ne Indonezi me te cilet diskutoi mbi nderhyrjet ne infrastrukturen mbrojtese dhe kulluese. Z. Basha dhe ekspertet thane se pas largimit te ujerave do nisin studimet per nderhyrjet e nevojshme ne argjinaturat ekszistuese ne gjithe zonen e Shkodres

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›