E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici i FNSH plagos 35-vjecarin

Nje punonjes i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte eshte arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ka plagosur me arme nje 35-vjecar per shkak te nje konflikti pronesie.

Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme nderkohe qe dy te demtuarit nga kjo ngjarje ndodhen ne gjendje te rende shendetesore. Policia e Tiranes deklaroi se u arrestuan Ylli Ceka 41 vjec me banim ne Tirane me detyre punonjes policie prane Repartit 712 ne Tirane dhe Julian Pusha 30 vjec me banim ne Tirane.

Arrestimi i specialit te policise u krye sepse rreth ores 15.00 ne vendin e quajtur lsquoFresku prane nje pallati ne ndertim se bashku me dy vellezerit e tij ka tentuar te vrase me armen e sherbimit pas nje konflikti 35-vjecarin Edvin Vogli i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ne gjendje te rende shendetesore.

Fillimisht dyshohet se grindja ka ndodhur per motive pronesie. Vogli eshte konfliktuar me punonjesin e policise dhe dy vellezerit e tij. Gjate konfliktit 35-vjecari ka plagosur me leve Bashkim Ceken 44 vjec vellai i policit i cili aktualisht ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.

Nderkaq ne plagosjen e Cekes ka marre pjese edhe Julian Pusha qe ishte me Voglin. Per kete arsye policia ka arrestuar fillimisht Pushen nderkohe qe polici Ylli Ceka ka plagosur me armen e punes Voglin. Ky i fundit eshte derguar ne spital dhe ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Policia tha se per plagosjen e tij u arrestua Ylli Ceka nderkohe qe ne bashkepunim me prokurorine po punohet per sqarimin e plote te ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›