LSI ndryshon zyrtarisht emrin, do të quhet Partia e Lirisë

Ilir Meta, publikoi pak minuta më parë edhe emrin e ri të partisë. Nga sot LSI do të quhet Partia e Lirise. Emri i ri është miratuar edhe nga Konventa Kombëtare.
“Tani ka vetëm një rrugë, referendumi! Vetëm referendumi është garancia se Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Nuk ka forcë në botë që t’i blejë 3 milionë shqiptarë. Mos harroni Atdheun, fëmijët tuaj. Fëmijët tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë, por Atdheu është vetëm këtu. Ju që jeni këtu keni dhimbje, keni nostalgji për LSI-në, por nuk besoj se keni më shumë se unë. Ne e krijuam LSI-në për të shpëtuar procesin e integrimit evropian që e bllokoi Fatos Nano, për hajdutërinë e tij në dogana. Ishte ai rotacion, falë LSI-së, që Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e asocim- stabilizimit në 2006. LSI bëri çdo gjë për statusin dhe për marrjen e rekomandimit. Keni parë se si shiten e blihen politikanët, por nuk ka forcë në botë që t’i blejë 3 mln shqiptarë. Prandaj ju ftoj nga partia e LSI-së në Partinë e Lirisë, në partinë e sovranitetit, në partinë e referendumit. Do të matemi shumë shpejt me partinë e patronazhistëve dhe Dushan Mugoshës. Prandaj ju ftoj në Partinë e Lirisë, sovranitetit, partinë e referendumit. Partia e Lirisë e të gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike. Rroftë Kosova shtet i pavarur”, tha Meta.
/rtsh.al/