E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ketë më emrin me të cilin ajo u themelua

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se nuk do të ketë më emrin me të cilin ajo u themelua. Kjo u bë e qartë në Konventën Kombëtare të kësaj partie, e cila ka nisur punimet pak minuta më parë. Paraprakisht, për ndryshimin e emrit, u votua për ndryshimin e 2 neneve në statut, që jep të drejtën Konventës që të ndryshojë emrin, vulën, si dhe simbolet e partisë. 

Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore, ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë.

“Jam këtu për t’u njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI-së, bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon: Konventa ka të drejtën e ndryshmit të emrit dhe vulës së parisë. Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme”, tha ajo. 

Gjatë Konventës, emri i ri i LSI-së nuk është bërë ende publik nga zyrtarët e saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›