E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia kerkon nderhyrje nderkombetare ne Siri

Turqia ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare kundër regjimit të Damaskut dhe akuzon një grup të lidhur me shërbimin inteligjent sirian si përgjegjës për shpërthimin e dy autobombave në qytetin turk Reihanli. Deri tani janë arrestuar 9 persona për këtë tragjedi e cila shkaktoi 46 viktima dhe me dhjetëra të plagosur. Në një vizitë në Berlin, ministri i jashtëm turk Davutoglu ka bërë deklarata të qarta. Ai është shprehur se pas sulmeve fshihen grupe që kanë lidhje të ngushta me regjimin e Bashar Al Asad. Turqia kërkon që komuniteti ndërkombëtar ti japë fund sjelljes agresive të këtij regjimi dhe të marrë një qëndrim të qartë kundër provokimeve të Damaskut. Nga ana e tij regjimi sirian mohon cdo lidhje me atentatet dhe akuzin Turqinë se po fabrikon prova për të shkaktua dështimin e përpjekjeve diplomatite të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Por qeveria turke po sulmohet edhe në vend. Me qindra persona kanë protestuar në Antokia për të kritikuar menaxhimin e krizës siriane dhe emergjencën e refugjatëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›