Kuvendi miraton nen per nen buxhetin 2009

Parlamenti ka miratuar nen per nen me votat e shumices buxhetin e vitit 2009. Ne seance drafti i paraqitur nga qeveria mori 76 vota pro 34 kunder dhe 4 abstenime.
Po perpara se te votohej mazhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me projektin, ku parashikohen administrimi i financave publike.
Opozita ka kundershtuar buxhetin me pretendimin se ne ate nuk eshte parashikuar asnje rritje reale e pagave dhe pensioneve, po te krahsaon me rritjen e ccmimeve.
Deputetet e te majtes e kane cilesuar draftin si buxheti i varferise, pasi nuk parashikon asnje mase mbrojtese nga kriza financiare.
Por kryeministri Berisha u pergjigj duke thene se buxheti i vitit 2009 eshte nje pakete sociale ne mbeshtetje te qytetareve dhe ne asnje vend tjeter nuk ka patur rritja kaq masive te pagave dhe pensioneve sa parashikon buxheti i 2009.