Sollaku:S'kemi nevojë për gjykatë kushtetuese

Shqiperia nuk ka nevojë për një gjykatë kushtetuese. Kjo deklaratë vjen në 10 vjetorin e Kushtetutës së Shqiperisë, pikërisht nga njëri prej ekspertëve që asistoi në proçesin e krijimit të ligjit themeltar të shtetit, nga ish kryeprokurori Theodhori Sollaku. Për Sollakun puna e gjykatës kushtetuese nuk e justifikon buxhetin prej 1 miliard dollarësh qe i akordohet çdo vit nga qeveria, ndërkohë që puna e këtij institucioni mund të ezaurohet nga gjykata e lartë. Në fakt gjykata kushtetuese i është nënshtruar shpesh debateve politike apo në qarqet e juristëve, për kohën e gjatë që shoqeron vendimet e saj, si dhe për pazbatueshmërinë e tyre.