LSI pret Tavon

Nje dite me pare ne deklaraten e shperndare dorazi nga te trete shkruhej se ndonese shpallte pavaresine nga grupi socialist zoti Tavo do te mbeste socialist. Deklaratat e dy drejtuesve kryesore te LSI-se nje dite me pas i japin njefare kuptim te qenit njekohosisht edhe socialist edhe opozitar me grupin socialist. Duke u shprehur ne lidhje me largimin e zotit Tavo si Ilir Meta edhe Edmond Haxhinasto prishen praktiken e vendosur prej atyre vete ku nuk pranonin pyetje partiake ne ambjentet e ministrive. Por ceshtja Tavo duket se eshte me rendesi per ruajtjen e mazhorances
Meqe kjo eshte nje ceshtje e LSI une ju keshilloj qe kete pyetje tia beni sekretarit te pergjithshem zotit Rama. Por ajo qe dua te theksoj eshte se kjo mazhorance eshte e forte dhe do te permbushe detyrimet e saj deri me 28 qershor 2008 tha Meta.
Ministri i Puneve te Jashtme njekohesisht n/kryetar i LSI-se Edmond Haxhinasto shkoi me tutje.
Do ta pranonim me kenaqesi. Nuk ka pasur takime me te por kjo do te varet nga vendimi i tij ne momentet kur Shqiperia perballet me vendime te rendesishme qe kane te bejne jo betem me partneret nderkombetare si ligj i gjykates administrative por edhe me te ardhmen europiane te Shqiperise tha Haxhinasto.
Nje gje eshte e sigurt largimi i Paulin Stekajt nga njeri krah dhe i Vangjel Tavos nga krahu tjeter e le ekuilibrin e votave ne parlament te pandryshuar.