E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Bregu te tregoje parate

Selia roze permes deputetes Ermonela Felaj i rikujtoi ministres Majlinda Bregu lidhjet e saj me mafian italiane nderkohe qe socialistet i kane drejtuar akuzat e tyre edhe ne nje linje tjeter. Sipas PS-se zonja Bregu ka ne pronesi 3 apartamente te cilet nuk i ka deklaruar.

Te gjitha keto apartamente nese shiten sipas cmimit te references pra cmimit minimal qe perdoret ne rast shitjeje prej 1700 dollaresh per meter katror cmim ky i miratuar nga vete qeveria ku ben pjese zonja Bregu ne daten 3 shkurt 2010 ne Udhezimin Per miratimin e kostos mesatare te banesave kapin minimalisht vleren e rreth 600 000 eurove. 600 000 euro Ku i gjeti zonja Bregu keto para tha Felaj.

Ne te njejten kohe deputetja Ermonela Felaj ka paraqitur edhe fakte qe sipas saj tregojne pagesat administrative te kryera nga ministria per keto apartamente.

Maksimumi i levizjeve bankare te deklaruara nga zonja Bregu ne deklaraten e saj te pasurise eshte 120 000 euro nderkohe qe sipas cmimeve te references te tre apartamentet ne pronesi te saj vlejne minimalisht 600 000 euro.Na tregoni zonja Bregu cfare keni deklaruar dhe ku i keni deklaruar keto pasuri.Na tregoni po ashtu dhe burimin e parave me te cilat i keni blere keto pasuri tha Felaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›