E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI prezanton 6 pikat e programit për bujqësinë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin e saj për bujqësinë dhe mjedisin. Në një konferencë për shtyp, Edmond Panariti Sekretar i LSI-së për Bujqësinë dhe Mjedisin, ka paraqitur gjashtë pikat e programit. "LSI do të këmbëngulë në dyfishimin e fondeve të buxhetit për bujqësinë si pjesë e programit të ardhshëm qeveritar.; LSI do të insistojë në përgjysmimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjithë artikujt ushqimore baze, per te lehtesuar barren e çmimeve per konsumatoret; LSI do te kerkoje qe te krijohen fonde te garancise per nxitjen e kredise agrare nga burime buxhetore si dhe perdorimin per kete qellim te granteve apo te burimeve alternative financiare", theksoi Panariti.
Gjithashtu, ai tha se "në bashkëpunim me partnerët tanë të koalicionit do të kërkojmë që mbeshtetja financiare për fermerët të shkojë drejt prodhimit faktik bujqesor dhe blegtoral. " Sfida jone e perbashket qeverisese do te jete, lidhja e prodhimit vendas me tregun", tha zyrtari i LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›