Tiranë, plagoset me armë 22-vjeçari

Një i ri është plagosur pasditen e sotme tek pishinat pranë kartodromit në Tiranë. I plagosuri është Mariglen Cani 22 vjeç i cili është plagosur në këmbë. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin ushtarak ku është në gjëndje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 22-vjeçarit por policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.