LSI prezanton kandidatët në Gjirokastër, Meta: Sfidë që koalicioni i majtë të fitojë 4 me 2
GJIROKASTËR- Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot kandidatët për Qarkun e Gjirokastrës, ku kryeson Vangjel Tavo. Në një aktivitet madhështor, të organizuar pasditen e sotme në pallatin e sportit, morën fjalë shumë emra të partisë.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, sulmoi kryeministrin e vendit Sali Berisha, se në 8 vitet e qeverisjes së tij ritmi i progresit të Shqipërisë ka qenë i ulët. Meta ironizoi Berishën për infrastrukturën rrugore në vend, duke thënë se më të gjatë janë shiritat që pret sesa rrugët se shtrohen.
“Është kënaqësi se sot në Gjirokastër të vë re këtë shpirt gare dhe fitore e cila vjen për arsyen e thjeshtë se ju keni zgjedhur një ekip konkurrues dhe shpirt fitues, ndaj i falënderoj nga zemra, kandidatët. Për ne integrimi është proces që duhet të ndodhë në radhë të parë brenda nesh pastaj në të gjithë aktorët e tjerë. Gjatë 8 viteve të fundit, ritmi i progresit ka qenë shumë i ulët sepse situata politike ka qenë konfliktuale. Procesi i integrimit pas liberalizmit të vizave ka ngelur në vend numëro. Sot ekonomia jonë po përpëlitet pasi qeveria në largim nuk ka mundësi për rritjen e potencialeve. Tani më të gjatë janë shiritat që priten sesa rrugët që asfaltohen Kryeministri aktual , i cili përgatitet të bëjë dorëzimet me 23 qershor, i cili ka bërë mijëra miliona kilometra rrugë të asfaltuara anembanë globit e ftojmë të vijë jo me helikopter, por me makine dhe ti kërkojë falje gjithë këtyre trevave, pasi Gjirokastra, Tepelena, Përmeti nuk mund të ecin me ritmin e tij , por do ecin më shpejt me LSI. Janë të pafund sipërmarrësit dhe biznesmenët që kanë bërë prej 6 vitesh vepra publike dhe nuk janë paguar ende nga kjo qeveri, por ndërkohë paguajnë këstet për kreditë që kanë marrë prej vitesh, ndërkohë që qeveria fsheh 500 milionë euro borxh të papaguar, për firmat”, theksoi Meta.
Duke perifrazuar shprehjen e Ronald Regan, të cilës i referohet shpesh edhe kryeministri Berisha “se nuk është qeveria që i zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi”, Meta tha se citimi i përshtatet më së mirë kryeministrit në ikje të Shqipërisë. Kreu i LSI-së bëri apel që më 23 qershor Gjirokastra, por edhe gjithë Shqipëria të votojë për rotacionin.
“Kryeministri ynë ka dëshirë të shprehë adhurimin e tij për Ronald Reganin. Dhe unë do e perifrazoja, këtë në mënyrën më të përshtatshme për këtë situatë të vështirë ekonomike dhe sociale që kalon Gjirokastra dhe i gjithë vendi. Regan ka thënë se “nuk është qeveria që i zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi” dhe këtë sikur e ka thënë për vetë Berishën. Me 23 qershor të votojmë për ndryshimin dhe rotacionin, ti japim fund garës që Berisha i ka shpallur Gjermanisë. Ne kemi nevojë të mbyllim rrugën e re Levan-Tepelenë, e cila prej gati 10 viresh jo vetëm duhet të kishte nisur , por duhet të kishte përfunduar me kohë. Duhet ti kthejmë Gjirokastrës atë atmosferën e biznesit dhe punësimit që e ka pasur vite më parë”, theksoi Meta, teksa premtoi se LSI do ulë 10% TVSH për shërbimet turistike, si dhe paketë të posaçme që i përjashton nga taksat dhe tatimet bizneset e reja për një periudhë 5-vjecare.
Meta vlerësoi se 23 qershori është një ditë e madhe dhe historike, ku në garë është e shkuara me të ardhmen. Sfidë sipas Metës nuk është që LSI të fitojë deputetin në Gjirokastër, pasi sipas tij fitorja është e garantuar, por ai kërkoi që ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane” të fitojë 4 me 2 në këtë zonë.
“23 qershori është ditë e madhe dhe garë historike. Është në garë e shkuara me të ardhmen, e vjetra me të renë. Stanjacioni politik dhe ekonomik me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Ndaj Gjirokastra, Përmeti, Tepelena do votojnë për LSI dhe koalicionin tonë. Sfida jonë si LSI nuk është thjeshtë të fitojmë deputetin të qarku e Gjirokastrës, sepse e kemi të fituar. Sfida jonë është që ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’ të fitojë jo 3 me 2, por 4 me 2 në këtë rajon. Do korrim rezultatin historik dhe fenomenal jo vetëm në qarku ne Gjirokastrës, por në të gjithë Shqipërinë”, përfundoi Meta.
TAVO: GARANTOJMË LIDERIN TONË PËR FITOREN E LSI NË GJIROKASTËR
Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo gjatë fjalës së tij garantoi liderin e partisë Ilir Meta, për fitoren e LSI në qarkun e Gjirokastrës.
“Duke pasur parasysh përvojën time të gjatë në politike dhe Parlament sot duhet të isha i qetë por nuk ndodh kështu, jam i emocionuar. Janë ndjenja që burojnë nga zemra ime. Me lejoni që të zotohemi të garantojmë liderin tonë historik Ilir Meta, se LSI do të fitojë në qarkun e Gjirokastrës dhe do ketë deputetin e saj pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe do përfaqësohet denjësisht. Para disa ditës vëllai ynë deklaroi nga Shkodra se LSI, përvec të qenit konstruktive ngre ura komunikimi me komunitetin dhe secili nga ne”, theksoi Tavo.
Tavo duke e cilësuar kandidimin e tij nder dhe përgjegjësi politike dhe njerëzore, nënvizoi se LSI më në krye Ilir Metën do arrijë aspiratën për një Shqipëri Evropiane’. “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” do fitojë me 23 qershor, theksoi Tavo, duke shtuar se asnjë zemër nuk do ndihet e tradhtuar.
“Ja pra pse forca jonë politike do fitojë dhe në qarkun e Gjirokastrës. sepse ne jemi në shërbim të qytetarit dhe komunitetit. Për në do jenë të barabartë të djathtë dhe të majtë, qytetar dhe fshatar, me LSI fitojnë të gjithë. Jemi pranë njerëzve dhe në shërbim të tyre pasi kemi prioritet punësimin sidomos punësimin e brezit të ri. Kandidimi im me LSI është nder, por më shumë është përgjegjësi morale, njerëzore dhe politike për të gjithë që jeni ju këtu dhe ata që do votojnë me 23 qershor LSI. Të gjithë aspirojmë një Shqipëri evropiane, me Ilir Metën në krye do e arrijmë, sepse zemrën e kishim dhe e kemi nga e majta, ne i përkasim socialistë evropiane. Aleanca e Shqipërisë Evropiane do fitojë. Asnjë zemër nuk do ndihet e tradhtuar”, u shpreh Tavo.
vijon
Lidhje te tjera Meta: T’i japim fund një herë e mirë politikës që është shkëputur nga realiteti