E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobë për shpifje ndaj Berishës, Balla: Nga gjyqtari i keqpërdorur i Gërdecit

taluant-balla-ps1Tiranë- Gjykata e Tiranës ka gjobitur sot deputetin socialist Taulant Balla me 2 milionë lekë për shpifje ndaj djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Mbrojtja e të pandehurit Berisha kishte kërkuar si dëmshpërblim shumën e 7 milionë Eurove, por gjyqtari Ridvan Hado e ka ulur këtë shumë në 2 milion.

Vetë deputeti socialist Balla nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, shprehet se ky është një tjetër vendimmarrje e turpshme e cila është kthyer në një aneks të kuzhinës së punëve të pista të Sali Berishës, duke theksuar se gjyqtarët i bëjnë favore kryeministrit për tu emëruar në poste më të larta.

Sot gjyqtari Ridvan Hado, mbi të cilin rëndon barra e rëndë e mosdënimit të autorëve të tragjedisë së Gërdecit, kreu shërbimin e radhës ndaj familjes në pushtet. Pas një procesi gjyqësor tërësisht qesharak, ku gjyqtari prej ditës së parë u pozicionua qartë si një avokat i Shkëlzen Berishës, sot ky gjyqtar, Ridvan Hado, vendosi të vlerësojë se shqetësimet mendore të djalit të Kryeministrit, Shkëlzen Berisha, të shkaktuara nga akuzat e mia për korrupsion dhe pasurim të paligjshëm kushtokan 2 milionë lekë.

Pra akuzat e mija, të bazuara në deklarimet zyrtare të pasurisë së vetë Shkëlzen Berishës, i paskan shkaktuar djalit të Kryeministrit shqetësime mendore dhe se rregullimi mendor apo pastrimi moral i Shkëlzen Berishës kushtojnë 2 milionë lekë.

Dua të sqaroj sot për mbarë opinionin publik se ky gjyqtar i keqpërdorur në rastin e dënimeve qesharake për tragjedinë e Gërdecit, megjithëse i bindur në vërtetësinë e provave të paraqitura për pasurimin e paligjshëm të djalit të Kryeministrit, la të kuptohej se kreu edhe këtë shërbim me qëllim marrjen në konsideratë të kërkesës së tij nga babai i Shkëlzenit për një vend të lakmuar në Gjykatën e Apelit apo të Lartë. Sepse në Shqipërinë e marrë peng nga Saliu, gjyqtarët promovohen në rangje më të lartë, vetëm pasi kanë dhënë prova besnikërie ndaj familjes,- shkruan Balla në FB.

Sipas tij, seancat gjyqësore ndaj djalit të kryeministrit zjgatin disa muaj dhe ndaj qytetarëve të thjeshtë, me vite.
Si ka mundësi që një gjyq për çështje pronësie apo për largim të padrejtë nga puna zgjat me vite, ndërsa gjyqi në fjalë nuk i mbushi as 20 javë nga dita e depozitimit të padisë. Si ka mundësi që kur paditës janë qytetarë të thjeshtë, Ridvan Hado i cakton seancat një herë në 3-4 muaj, ndërsa kur paditës është djali i Kryeministrit seancat i caktonte çdo javë.

Balla është shprehur i bindur se pas 23 qershorit drejtësia do të viohet në vend, duke theksuar:
I them sot Shkëlzen Berishës se unë, Taulant Balla, nuk tërhiqem nga deklaratat e mija dhe se pas 23 qershorit i bindur të jetë babi yt, por edhe ju kalamajtë e babit, se do t’i zbardhim një për një para shqiptarëve të vërtetat e pasurimit tuaj të paligjshëm.

I them sot gjyqtarit Ridvan Hado se shteti ligjor do të vendoset në Shqipëri dhe se Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë të paanshëm dhe të drejtë, jo për frikacakë dhe lëpirës pushteti,- thotë Balla.

Padia ndaj Taulant Ballës u depozitua pak muaj më parë, pas deklarimit që deputeti socialist bëri në adresë Berishës për afera korruptive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›