E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Berisha po bën dorëzimet. Më të gjatë shiritat se rrugët e asfaltuara

Meta-Elbasan-300x166Gjirokastër- Lëvizja socialiste për Integrim është ndalur në qytetin e Gjirokastrës për të prezantuar kandidatët e kësaj force politike që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në fjalën e tij, lideri i LSI-së, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin e vendit Sali Berisha për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet vendi, pasi siç tha Meta, Berisha është euforik edhe kur flasin institucionet më të rëndësishme ekonomike botësore siç është FMN-ja. Meta tha se pagat dhe pensionet janë ulur nga rritja e çmimeve, ndryshe nga sa shprehet kryeministri i vendit. Ndërsa theksoi se qeveria Berisha fsheh rreth 500 mln Euro borxh që ju ka sipërmarrëve që kanë investuar në vepra publike këto 5-6 vite.

“Ndryshimi duhet të ndodhë kudo që shoqëria është e lodhur nga politika konflituale. Ritmi i progresit ka qenë shumë i ngadalshëm këto 8 vite, sot ekonomia jonë po përpëlitet se qeveria në largim s’ka vizion për të çliruar potencialet ekonomike…. S’duhet të ketë vend për eufori, kur raporti i FMN-së thotë se ekonomia në 3 muajt e fundit u rrit vetëm me 0.3 përqind……. janë të pafund sipërmarrësit e biznesmenët që kanë bërë rreth 5-6 vite vepra publike e s’janë paguar ende nga kjo qeveri, por çdo ditë paguajnë këstet e bankave. Qeveria fsheh 500 mln euro borxhe për punën e papaguar për këto kompani sipërmarrje……..

Rritja e pagave e pensioneve ka ngelur në hije nga rritja e çmimeve, ky mund të kapërcehet përmes një ekuilibri të ri politik, ndarje të re të pushteteve, shqiptarët kanë nevojë për një lidership që i kupton e i jep zgjidhje problememve delikate, siç është plani i punësimit me 5 pika i LSI-së,…”,- u shpreh lideri i LSI-së.

Meta ironizoi edhe me një shpreje të Ronald Regan, për ët cilin tha se kryemijnistri e ka shumë qejf ta përmendë: “Edhe unë do ta periofrazoja këtë në mënyrën më të përshtatshgme për jëtën, siuatën ekonomike -sociale që kalon Gjirokastra dhe vendi: “Nuk është qeveria që zgjidh problemet, por ajo që i shkakton problemet”  dhe këtë sikur e ka thënë për qeverinë Berisha”,- tha Meta.

Sipas Metës, inagurimet e rrugëve janë vetëm për arsye elektorale, dhe siç tha ai” Po ta vini re, tani janë më të gjatë shiritat që priten se sa rrugët që asfaltohen. Dhe kryeministrit aktual i cili përgatitet të bëjë dorëzimet në 23 qershor, që ka bërë mijëra kilometra rrugë të asfaltuara anembanë globit, e ftojmë të vijë me makinë dhe jo me helikopter nga Memaliaj në Tepelenë,  e t’i kërkojë falje gjithë Memaliajt e Tepelenës e Gjirokastrës. Aksi Levan- Tepelenë që prej 10 vitesh, jo duhej të kishte nisur, por edhe të kishte përfunduar… Rrugët më të rëndësishme të akseve ndërkombëtare janë të papërfunduara dhe janë bërë shkak për aksidente vdekjeprurëse. Në 23 qershor është në garë e shkuara me të ardhmen, stanjacioni ekonomik me zhvillimin e qëndrueshëm”,- tha Meta.

Meta tha se sfida e LSI-së është të fitojnë 4 me 1 në Gjirokastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›