E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI shprehet kundër ndryshimeve kushtetuese

Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur kundër ndryshimeve Kushtetuese të artikuluara së fundi nga opozita. Sipas LSI-së, ndryshimet e mëparshme u bënë qëllimisht, dhe se gabimet e bëra qëllimisht nuk mund të falen.

Duke iu referuar, kreu socialist Edi Rama, i cili pak kohë më parë pranoi se ndërhyrja në Kushtetutë kishte qenë një veprim i gabuar, LSI shprehet se kjo nuk mund të kalohetduke kërkuar ndjesë.

Lidhur me zërat për një bashkëpunim të mundshëm të saj me PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, LSI tha se nuk do të bashkëpunojë më PS-së dhe se do të vazhdojë të kontribuojë në qeveri.

Ndërsa situatës në të cilin janë vendosur ditët e fundit deputeti i saj, Vangjel Tavo dhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasilit, LSI sqaron se këto janë çështje personale të tyre.

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka akzuar së fundi ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, se është përfshirë në afera korruptive me tendaret e ilaçeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›