E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ballkanika 2010”, triumfojnë Kadare dhe turkja Kaugusuz

Të dy fituesit u perzgjodhën nga një juri ndërkombëtare me 8 personalitete të njohura nga vendet pjesëmarrëse në një ceremoni të zhvilluar të dielën në sallën e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Në garë për dy çmimet ishin 14 autorë nga vende të ndryshme të Ballkanit (Turqia, Rumania, Maqedonia, Greqia, Serbia, Bullgaria, e sigurisht edhe nga Shqipëria).

Fondacioni “Balkanika” dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit “Toena” zgjodhën qytetin bregdetar si vend organizator të këtij evenimenti ndërkombëtar, si një prej qyteteve më libërdashëse në botën shqiptare, por e njohur edhe për mikpritjen tradicionale të zonës. Fituesit iu dha Diploma e Nderit, një distinktiv me simbolin e “Ballkanikës” dhe një çmim me vlerë financiare.

                                                                                             2010-11-29 13:23
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›