E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce gjendet i vrare taksisti

Taksisti nga Bilishti Fredi Talelli i zhdukur prej nje jave eshte gjetur i vrare me arme zjarri.

Trupi i pajete i viktimes se vrasjes qe dyshohet te jete kryer per qellime grabitjeje eshte gjetur i hedhur ne nje kanal ne rrugen mes fshatrave Korite dhe Podgorie te Korces.

35-vjecari u gjet gjate oreve te vona te nates ndersa dyshohej qe me pare se mund te ishte vrare por per te humbur gjurmet dhe per te mbajtur larg zones policine autoret e kishin hedhur mjetin e tij taksi ne lumin Shkumbin pasi i nderrruan targat.

Viktima ishte qelluar me nje arme automatike ne trup. Ka qene pergjimi i bisedave telefonike dhe kapja e autoreve qe ka bere te mundur gjetjen e trupit te taksistit te humbur.

Policia ka arestuar 16-vjecarin Arnest Xhacka nga Bilishti dhe shokun e tij 21-vjecar Elkjero Revani. Mes autoreve per bashkepunim ne vrasje eshte arrestuar edhe Domeniko Kumria nga Elbasani qe ndihmoi vrasesit ne zhdukjen e mjetit.

Policia ka thene se dy autoret nga Bilishti e kane vrare taksistin qe diten e djele ndersa e kane rrembyer nen kercenimin e armeve. Me pas gjate rruges dytesore qe del ne fshatin Korite ata e kane vrare 35-vjecarin ne mjet.

Dy autoret e kane hedhur trupin ne kanal dhe me pas kane tentuar ta shesin makinen ne Elbasan. Pasi kane nderruar targat te tre pesonat i kane lene dyert e mjetit te hapura qe te fundosej ne lume por mjeti eshte gjetur ne Shkumbin.

Ka qene kjo pikenisja e hetimeve qe coi ne gjetjen e trupit te taksistit dhe kapjen e autoreve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›