E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë/ Transportonin mallra kontrabandë, 2 të arrestuar

Dy persona janë arrestuar pasditen e sotme nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar mallra kontrabandë.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për shtetasit Bujar dhe Taulant Xhambrazi përkatësisht 33 dhe 23 vjeç të cilët u kapën nga policia duke tranportuar mallra kontrabandë.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe disa mallra të kontrabanduara të cilat arrijnë vlerën e 30 mijë eurove.

Ndërkohë të gjitha materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Korçë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›