E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI uron nxënësit: Punësimi i të rinjve, prioritet

“Dua sot të siguroj edhe njëherë të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe familjet e tyre se gjatë këtij katërvjecari LSI do të punojë me intensitet për të garantuar një process mësimor sa më efektiv dhe gjithashtu do të angazhohet maksimalisht në organizimin e një procesi edukativ tejet intensiv edhe jashtë dyerve të shkollës nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive”, tha për mediat, Besjan Pesha, zv.Sekretar I Përgjithshëm i LSI.

Ai shtoi se punësimi i të rinjve shqiptarë të cilët janë diplomuar apo do të diplomohen në vitet në vazhdim do të mbetet prioriteti kryesor i kësaj partie.

“Gjithashtu do të doja sot t’i bëja një thirrje të vecantë Bashkisë së Tiranës duke patur parasysh edhe numrin e madh të nxënësve që studiojnë në shkollat e kryeqytetit që të marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që ky vit t’i gjejë klasat e kryeqytetit të pajisura me sisteme ngrohjeje, duke i  kujtuar se vjet ky ishte një nga problemet kryesore në shkollat e kryeqytetit dhe që nuk arriti të gjejë një zgjidhje brenda periudhës së dimrit”, vijoi më tej ai. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›