Qeveria e re, gati programi politik qeverisës
14/09/2009 Ministrat në pritje të votëbesimit. Presidenti mendohet të firmosë emrat
Programi politik i qeverisjes së kabinetit të ri “Berisha” për të 15 ministritë është gati dhe pret votën e legjislativit shqiptar. Ministrat kanë punuar fort gjatë këtyre dy ditëve për hartimin e programit që ministria që ata kryesojnë do të ndjekë për të çuar përpara reformat në sektorët prioritarë. Ky program qeverisës së bashku me përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, ashtu siç parashikon edhe Kushtetuta e Shqipërisë, do të votohen së bashku në Parlament, votim i cili ka gjasa të realizohet seancën e pasdites së sotme pas dekretimit të emrave nga Presidenti i Republikës, i cili ka afat deri të mërkurën për të vendosur.
Programi
Kabineti qeveritar “Berisha” është gati të kërkojë votën e Kuvendit si për emrat që do ta përfaqësojnë atë, ashtu dhe për programin që secili prej tyre do të zbatojë në katër vjetët e ardhshëm. Të 15 pjesëtarët e ekzekutivit, kush më herët, e kush disa orë më vonë se kolegu i tij, kanë çuar deri në fund porosinë e eprorit të tyre, kryeministrit Berisha, për të bërë gati programet qeverisëse të institucionit që kryesojnë. Reformat që mazhoranca ka premtuar gjatë mandatit të saj të parë, por dhe gjatë fushatës elektorale, përbëjnë thelbin e programit. Në mënyrë specifike programet politike qeverisëse janë të ndara në kapituj, ku është përpiluar në mënyrë të detajuar një skemë zbatimi për çdo sektor i dikasterit, si dhe janë vendosur afate për realizimin e objektivave. Gjetja e mekanizmave për zgjidhjen e problematikave të hasura deri më sot dhe vijimi me përparësi i reformave të mbetura gjysmë nga mandati i kaluar do të jetë fija lidhëse e të gjitha elementeve të tjera përbërëse të projekteve që do t’i shndërrojë ato në projekte shpresëdhënëse, sidomos ndaj atyre qytetarëve që besuan mazhorancën në pushtet më 28 qershor. Me interes të lartë do të pritet programi i Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme, që kanë përgjegjësinë kryesore në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe të anëtarësimit të vendit në BE. Dihet se Shqipëria është në pritje të përgjigjes për kërkesën drejtuar prej saj organizmave ndërkombëtarë në prill të këtij viti për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE. Sektori i ekonomisë, që synon politikat për rritjen e të ardhurave të qytetarëve, ai i bujqësisë, që premton zgjidhjen e çështjes së pronës në vendit tonë, apo edhe ai i drejtësisë, që synon luftën ndaj trafiqeve dhe korrupsionit, janë sektorët më domethënës për të ardhmen e vendit. Programi pritet të kalojë pa debat në Kuvend, referuar mungesës së opozitës si pasojë e bojkotit që ajo i ka shpallur institucionit.
Dekreti
Programi politik qeverisës dhe ministrat që e kanë hartuar atë besohet se do të votëbesohen seancën e ditës së sotme. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nuk e ka firmosur ende dekretin e emërimit të kabinetit të ri, ndonëse ministrat kanë pritur për këtë firmë që të shtunën. Kreu i shtetit do të marrë pjesë paraditen e sotme në ceremoninë e hapjes së vitit të ri shkollor, pas së cilës ai pritet të deklarohet mbi kabinetin e ri. Kreu i shtetit ka në tryezën e tij qysh të enjten listën me emrat e 15 ministrave, por polemikat mbi ndonjë ministër e kanë frenuar disi atë të firmosë menjëherë dekretin e emërimit.
Kushtetuta e Shqipërisë
Neni 97
Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit brenda 10 ditëve programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.
Neni 98
1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.
Neni 99
Para fillimit të detyrës Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.