E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI:Nuk votuam kundër PD, votuam pro profesionistit Çomo

Tiranë, 9 korrik, NOA Ndërsa dje LSI, votoi në parlament pro kandidaturës së Sokol Çomos për anëtar në Gjykatën e Lartë, LSI, deklaroi sot se votimi në Kuvend i katër deputetëve të LSI-së, pro kandidaturës për Gjykatën e Lartë, të Sokol Çomos, të propozuar nga Presidenti i Republikës, është së pari shenjë e integritetit politik të LSI-së dhe dëshmi e faktit që deputetët e LSI-së udhëhiqen nga domosdoshmëria për të vlerësuar profesionistët.

Në emër të LSI-së, sekretari i përgjithshëm i saj, Luan Rama deklaroi se Zoti Çomo, në vlerësimin e deputetëve të LSI-së, dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte një kandidat që meritonte të votohej pro, pasi ai është një personalitet me integritet profesional dhe intelektual, dhe pikërisht për këtë arsye ne gjykuam dhe vendosëm që të votojmë pro kandidaturës së tij.

Luan Rama duke vlerësuar koalicionin me PD-në, dhe vendimet e përbashkëta për çështje të rëndësishme si ato mbi integrimin evropian dhe zhvillimin e vendit, tha në ato raste kur gjykojmë se cënohen parimet apo kriteret, që kanë të bëjnë me motivimin e profesionistëve të zotë në karrierën e tyre, atëherë ne nuk jemi ushtarët e rreshtit, por jemi forcë politike me integritet dhe me individualitet politik, si një vlerë e shtuar në qeverinë e integrimit evropian të Shqipërisë

Duke mos dashur të komentojë qëndrimin kundër Sokol Çomos të deputetëve të PD-së, ai nënvizoi se arsyet pse PD dhe deputetët e saj votuan kundër Çomos ishin të njohura që më parë nga diskutimi që është bërë në lidhje me kandidaturën në fjalë në komisionin e parlamentar të ligjeve, ku PD mbajti qëndrimin e saj kundër.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, përshëndeti rezolutën e PE-së, duke ritheksuar se ajo shtron qartë rrugën nëpër të cilën duhet të ecë Shqipëria, si dokumenti që përcakton sjelljen politike të klasës politike në vend, e cila duhet të udhëhiqet nga interesat evropiane të vendit, dhe jo nga interesat e njërit apo tjetrit grup.

Rama vlerësoi në emër të LSI-së, se rezoluta rishtas sjell në vëmendje apelin e nevojshëm për të krijuar klimën e domosdoshme të bashkëpunimit, për të gjetur atë çka është e përbashkëta në gjithë këtë moment të rëndësishëm që ka të bëjë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

LSI apeloi forcat politike në vend që të gjejnë rrugët përdrejt dialogut politik dhe arritjes së konsensusit të nevojshëm për të zgjidhur krizën dhe realizuar zgjedhjet më të mira në favor të Shqipërisë.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›