LZHK, Aleksander Meksi sot hap fushatën në Tiranë
Krerët e kësaj partie do të paraqesin para anëtarësisë objektivat e veta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare si dhe programin e saj. Në hapjen e fushatës pritet të marrë fjalën Aleksandër Meksi
TIRANE-Lëvizja për Zhvillim Kombëtar hap sot pasdite zyrtarisht fushatën elektorale. Krerët e kësaj partie do të paraqesin para anëtarësisë objektivat e veta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare si dhe programin e saj. Në hapjen e fushatës pritet të marrë fjalën Aleksandër Meksi, ish-kryeministri i Shqipërisë në vitet 1992-1997. Ai është i pari në listën e LZHK-së për qarkun e Tiranës, parti që drejtohet aktualisht nga Dashamir Shehi. Vetë Shehi është i dyti në listë, ndërsa i treti vjen përfaqësuesi i shoqatës së pronarëve, Reshit Vorpsi. Pretendimet e LZHK-së për këto zgjedhje janë maksimalizimi i votave që ajo mori në 2005. Kjo parti është pjesë e koalicionit “Poli i Lirisë”.
(d.b/BalkanWeb)