Studimet e shqiptareve në Itali, mbyllen regjistrimet
Ambasada italiane publikoi ditë më parë të gjitha procedurat që duhet të plotësojnë të rinjtë shqiptarë, afatet e regjistrimit si dhe dokumentacioni që ata duhet të dorëzojnë. Regjistrimet zgjaten rreth dy javë
TIRANE-Përfundojnë regjistriet paraprake për në universitetet italiane, për të gjithë ata të rinj që duan të kenë në xhep një diplomë të lartë të lëshuar nga një prej këtyre shkollave të larta. Ambasada italiane publikoi ditë më parë të gjitha procedurat që duhet të plotësojnë të rinjtë shqiptarë, afatet e regjistrimit si dhe dokumentacioni që ata duhet të dorëzojnë. Regjistrimet zgjaten rreth dy javë, sipas një grafiku të mirëpërcaktuar dhe pas ditës së djeshme nuk do të pranohet më asnjë regjistrim. Për të gjithë ata të rinj që aktualisht janë në vitin e fundit të shkollës së mesme, do të paraqesin vetëm një vërtetim notash, ndërsa rezultatet e maturës shtetërore do i paraqesin pas përfundimit të saj. Si një ndër kushtet kryesore që ka vendosur vendi fqinj ka qenë ai që për t'u regjistruar në Universitet në Itali është e domosdoshme një njohje shumë e mirë e gjuhës italiane, e vërtetueshme nëpërmjet kryerjes së provimit CELI 3.
(d.b/BalkanWeb)