LZHK me surpriza në shtator, Dashamir Shehi paralajmëron krijimin e një grupi të ri parlamentar

Nga qyteti I Elbasanit, Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka paralajmëruar krijimin e një grupi të ri parlamentar me nisjen e sesionit të vjeshtës.
Duke folur për aktualitetin politik në vend, Shehi u fokusua tek përgatitja për sesionin e ri parlamentar duke synuar ngritjen e një grupi parlamentar me të paktën 7 deputetë si edhe përgatitjet për zgjedhjet e 2025. Kreu I LZHK-së u fokusua tek turizmi dhe bujqësia në funksion të zhvillimit të vendit.
Këto deklarata Shehi i bëri nga qyteti I Elbasanit gjatë takimit me rastin e 96 vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare.
/RTSH/