E Martë, 3 Nëntor 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Bjeshkën e Shishtavecit

Si pasojë e erës së fortë është riaktivizuar vatra e zjarrit në Bjeshkën e Shishtavecit afër Gurit të Mëngjesit. Nga vendngjarja raportohet se kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, kryetari i fshatit Shishtavec, kryetari i njësisë administrative, drejtori i shkollës dhe dhjetëra banorë të zonës të cilët po neutralizojnë vatrat e zjarrit.

Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme nga barinjtë e zonës që kullosin bagëtitë duke djegur dëllinjat që janë problem për kullotat dhe për pasoj u ka dal situata jashtë kontrollit.

Ndërkaq policia ka nisur inspektimin në këtë zonë për të identifikuar dhe kapur autorët përgjegjës për ti çuar më pas përpara drejtësisë.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›