E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter Samuel humb sezonin shtohen te demtuarit

shte me i rende sec ishte parashikuar demtimi i Valter Samuel. Mbrojtesi argjentinas i Interit i cili eshte demtuar te shtunen ne mbremje gjate ndeshjes me Breshian i eshte nenshtruar mengjesin e djeshem analizave mjekesore rezultatet kane qene mese negative sepse mesohet qe interisti ka keputur ligamentet e gjurit te djathte. Samuel do te operohet gjate diteve te ardhshme por me shume mundesi sezoni per te ka perfunduar me sfiden e San Siros ndaj dallendysheve. Mbrojtesi i zikalterve ka braktisur fushen e San Siros me barele ne pjesen e dyte te ndeshjes qe Interi po luante kunder Breshias te perfunduar ne barazim 1-1. Qe problemi ishte serioz kjo u kuptua menjehere nga imazhet televizive qe tregonin nje enjtje te gjurit. Diagnoza eshte teper e rende dhe nuk le shpresa per rikthimin e Samuelit kete sezon ne fushe ai ka keputur ligamentin e gjurit. Edhe braziliani Maikon i eshte nenshtruar analizave rezultatet e te cilave kane treguar nje terheqje muskulore. Momentalisht Hulio Sezar Kordoba Samuel Kivu Zaneti Kambiaso Tiago Mota Stankovic Pandev dhe Milito konsiderohen te demtuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›