E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani Shtutgart shkaterron Verder fiton dhe Dortmundi

Shtutgarti ka shkaterruar dje Verder Bremenin me rezultatin 6-0 duke konfirmuar krizen qe ka zene skuadren e Tomas Shaft. Goleada e vendesve nisi qe ne minuten e 10-te kur rumuni iprian Marica shenonte golin e pare. Me pas do te vinin dy gola te Kakaut ne minutat 31 dhe 45. Duhet thene se ne minuten e 24-t Frings pati humbur nje penallti per Verder ashtu sikunder edhe Kaku ne minuten e 61-te per vendesit. Goleada u plotesua me golat e Gentner 68 Niedermaier 75 dhe Boka 86. Ne takimin tjeter Borusia e Dortmundit fitoi ne transferte ndaj Hanoverit duke vazhduar galopimin e vetme drejt titullit. Kagava 11 Barrios 72 Levandovski 78 dhe Blaszczykovski 90 ishin autoret e golave ndersa theksojme se Nuri Shahin humbi edhe nje penallti ne minuten e 81-te. Ne takimin tjeter te dites se djeshme Leverkusen mundi 3 me 1 Kaiserslauternin. Te paret kaluan miqte ne avantazh me ane te Dik 15 por me pas dy gola te Sam 38 84 dhe nje i Helmes 68 i dhane fitoren skuadres vendese. Bundesliga kryesohet nga Dortmundi i shkeputur tashme edhe nga Mainci i cili pesoi pardje humbjen e dyte ne kete kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›