“La Repubblica”: Putin: Lufta në Ukrainë po shkon drejt fundit

MOSKË, 10 maj /ATSH/- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë sinjale të reja për rifillimin e komunikimit diplomatik – duke deklaruar se konflikti në Ukrainë mund të jetë pranë fundit dhe se Moska është e gatshme të rikthejë dialogun me Bashkimin Evropian, sipas “La Repubblica”.
Sipas raportimeve të fundit, Putini ka deklaruar se mendon që lufta në Ukrainë “po shkon drejt fundit” dhe se është i hapur për rifillimin e dialogut me Bashkimin Evropian.
Ai ka përmendur ish-kancelarin gjerman Schröder si figurën që do të preferonte për negociata, duke shtuar: “Nëse jo ai, atëherë le të zgjedhin vetë evropianët dikë që e besojnë.”
Kjo deklaratë erdhi pasi presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, tha se BE-ja po përgatitet për “negociata të mundshme” me Rusinë në të ardhmen, në koordinim me Ukrainën.
Megjithatë, reagimi i Gjermanisë ka qenë skeptik.
Qeveria gjermane ka hedhur poshtë idenë që Schröder të ketë rol ndërmjetësues, duke kujtuar lidhjet e tij të ngushta me Kremlinin dhe kompanitë ruse të energjisë pas largimit nga politika.
Berlini ka deklaruar se Rusia ende nuk po tregon “interes serioz” për negociata reale.
Putini po përpiqet të japë sinjale se është i hapur pë bisedime diplomatike me Evropën pas një periudhe izolimi.
Kremlini ka këmbëngulur se BE-ja duhet të bëjë “hapin e parë” për të nisur bisedimet.
Costa ka pranuar publikisht se “një ditë” Evropa do të duhet të negociojë me Rusinë për arkitekturën e sigurisë evropiane.
Ukraina dhe shumë vende evropiane vazhdojnë të dyshojnë te sinqeriteti i Moskës.
Schröder konsiderohet një nga politikanët evropianë më pranë Putinit.
Pas largimit nga kancelaria gjermane, ai mori role të rëndësishme në kompani ruse të gazit si “Gazprom” dhe “Nord Stream”, gjë që ka shkaktuar shumë kritika në Gjermani dhe Evropë – pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Kjo është arsyeja pse ideja e Putinit për ta zgjedhur atë si negociator po shihet me shumë dyshim në Perëndim.
Në një prononcim për gazetarët pas paradës ushtarake në Moskë, Putin ndryshoi tonin e përdorur më herët gjatë ceremonisë, ku kishte vlerësuar ushtrinë ruse dhe kishte akuzuar NATO-n për mbështetje ndaj Kievit.
Gjatë paradës ai deklaroi se ushtarët rusë po i rezistonin një force agresive të armatosur dhe të mbështetur nga i gjithë blloku i NATO-s, duke shtuar se “fitorja do të ishte e Rusisë”.
Megjithatë, në deklaratat e mëvonshme ai u shfaq më i hapur për negociata.
Putin tha se Rusia nuk i kishte refuzuar kurrë bisedimet me Evropën dhe iu përgjigj pozitivisht thirrjeve për dialog nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.
Kreu i Kremlinit madje propozoi edhe një emër për rolin e negociatorit, ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder.
“Do të preferoja Schröder-in. Përndryshe, evropianët le të zgjedhin vetë një lider të cilit i besojnë”, u shpreh Putin.
Deklarata ka tërhequr menjëherë vëmendje në Evropë, pasi Schröder konsiderohet prej vitesh si një nga politikanët evropianë më të afërt me Kremlinin.
Pas largimit nga politika aktive, ish-kancelari gjerman mori poste drejtuese në kompani energjetike ruse si “Gazpro dhe “Nord Stream”, gjë që shkaktoi kritika të forta në Gjermani pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Sipas medieve ndërkombëtare, Berlini ka reaguar me skepticizëm ndaj idesë së Putinit, duke theksuar se Rusia ende nuk ka treguar “gatishmëri serioze” për negociata reale paqeje.
Në deklaratat e tij, Putini falënderoi edhe Donald Trump për përpjekjet diplomatike të SHBA-së, por theksoi se lufta “ka të bëjë vetëm me Rusinë dhe Ukrainën”.
Këto deklarata vijnë në një moment delikat, pas raportimeve për një armëpushim të përkohshëm dhe kontakte të reja diplomatike, të cilat kanë shtuar spekulimet për mundësinë e negociatave – pas më shumë se katër vitesh lufte dhe dhjetëra mijëra viktimash.
Ndërkohë, Ukraina dhe shumë vende perëndimore vazhdojnë të shprehin dyshime për sinqeritetin e Moskës, duke argumentuar se Kremlini ka përdorur shpesh negociatat si mjet presioni politik dhe strategjik. //a.i/