E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laakso:Mbështetje Topit për zgjidhjen e krizës

Këshilli i Evropës tregon mbështjen e tij për përpjekjet dhe rolin ndërmjetësues të presidentit Bamir Topi për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Në një intervistë për BBC-në, raporteri për Shqipërinë, Jaakko Laakso, thotë se është absolutisht e nevojshme që bojkoti i parlamentit të përfundojë. "Kriza politike po vazhdon dhe ne jemi të shqetësuar se kjo krizë politike mund të acarohet. Objektivi ynë kryesor është që, para së gjithash, të parandalojmë acarimin e situatës dhe, siç e përmenda, të ndihmojmë për fillimin e një dialogu politik mes forcave politike. Ne kryesisht po mbështesim përpjekjet e presidentit Topi' tha ai duke shtuar edhe njeherë se presidenti duhet te ketë mbështjetje maksimale.
Lakkso është shprehur për BBC se është e nevojshme që perfaqësuesit e KE të bejnë takime me forcat kryesore politike në vend. Ai thotë se gjetja e rrugës për të arritur deri këtu, do të jetë sfida kryesore gjatë vizitës që një delegacion i Këshillit të Evropës do të bëjë në Tiranë më 22 shkurt. Po ashtu Laakkso u shpreh se duhet t'i jeptet fund bojkotit dhe opozita të përfaqësohet në delegacionin shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›