G99: Shteti shqiptar smund të çojë vetveten në gjykatë

Tiranë, 3 Shkurt NOA Lëvizja politike G99
thotë se shteti shqiptar smund të çojë vetveten në gjykatë duke aluduar për
premtimin e PD se do të padisë në Strasburg vendimin e Kushtetueses për rrëzimin
e ligjit të Pastërtisë së Figurës së zyrtarëve të sistemit komunist.
Jemi shumë të shqetësuar për gjuhën tepër
agresive e kërcënuese të kësaj mazhorance kundrejt Gjykatës Kushtetuese, pas
vendimit të kësaj të fundit për të rrëzuar si anti-kushtetues projektligjin për
pastërtinë e figurave, i ashtuquajtur ligji i Dosjeve, një iniciativë ligjore
e cila është rrëzuar gjithashtu nga Komisioni i Venecias dhe organizmat
ndërkombëtarë në Shqipëri, - tha sot në një dalje për mediat, Genci Kojdheli
nga G99.
Sipas tij, së pari, kjo mazhorancë duhet të
ndajë mendjen se çqëndrim do mbajë ndaj gjyqësorit, e më specifikisht Gjykatës
Kushtetuese:
Brenda dy ditësh kemi pasur dy qëndrime të
ndryshme e në kundërshti me njëra-tjetrën; qeveria përmes Zv. Kryeministrit
Meta deklaroi se mazhoranca do të respektonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese
pas rrëzimit të marrëveshjes me Greqinë për ujërat territoriale, ndërsa të
nesërmen Partia Demokratike lëshoi një valë akuzash ndaj anëtarëve të Gjykatës
Kushtetuese, refuzoi vendimin e saj, dhe lajmëroi përgatitjen e një referendumi
si dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut
në Strasburg.
Kojdheli tha se do ishte juridikisht qesharake
dhe ndërkombëtarisht e turpshme që shteti shqiptar i përfaqësuar përmes
mazhorancës qeverisëse të çojë përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të
Njeriut vetveten, pra po shtetin shqiptar po këtë radhë të përfaqësuar nga
Gjykata Kushtetuese.
Po ashtu, vendimi përfundimtar i Gjykatës
Kushtetuese, e cila i përgjigjet dhe respekton vetëm Kushtetutën, nuk mund të
sfidohet me referendum, - tha Kojdheli.
Sipas tij, presioni mbi Gjykatën Kushtetuese
është i patolerueshëm dhe përbën një shkelje të rëndë të pavarësisë së
gjyqësorit, dhe një dhunim tanimë i përsëritur i normave kushtetuese që
garantojnë këtë pavarësi.
Autoriteti i Gjykatës Kushtetuese është i
pasfidueshëm dhe duhet të jetë i gjithëpranuar nga gjithë aktorët, politikë e
shoqëror, - deklaroi Kojdheli.
Këtu ai i bëri thirrje mazhorancës që të
ndalojë presionin mbi gjyqësorin, e veçanërisht mbi Gjykatën Kushtetuese, të
mos ndërmarrë iniciativa ligjore që shkelin haptas Kushtetutën, dhe të
fokusohet tek hallet e problemet reale të vendit dhe tek shqetësimet e dukshme
e tepër të prekshme të shqiptarëve.
e.r/NOA