Laburisët marrin kontrollin e Westminsterit, nënkryetarja Cooper: Njerëzit janë të lodhur nga Konservatorët

Për herë të parë që nga 1964, laburistët kanë marrë kontrollin e Këshillit të Qytetit Westminster në Londër.
Skynews raporton se nënkryetarja e partisë Daisy Cooper, ka thënë se ka qenë një natë e shkëlqyer për Liberal Demokratët, ndërsa theksoi se njerëzit janë të lodhur nga Boris Johnson dhe nga konservatorët.
Cooper është shpresëplotë se Liberal Demokratët mund të bëjnë përparime në të gjithë vendin dhe mund të mundin konservatorët.
“Ka qenë një “natë e shkëlqyer për Liberal Demokratët. Njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë të ngopur duke u injoruar dhe marrë si të mirëqenë nga Boris Johnson dhe konservatorët.
Është e qartë se, në shumë pjesë të vendit, janë Liberal Demokratët ata që mund të mposhtin Konservatorët dhe të largojnë Boris Johnson nga Downing Street.
Ne po bëjmë përparim në të gjithë vendin – duke u mbështetur në fitoret tona historike të zgjedhjeve të parakohshme vitin e kaluar.
Ne kemi zënë tashmë vende nga konservatorët në zonat e Murit Blu si Cheadle dhe kemi marrë kontrollin e Këshillit të Hull nga laburistët.
Nga Colchester në Hull, nga Wimbledon në Gosport, gjithnjë e më shumë komunitete po zgjedhin Liberal Demokratët të jenë kampionët e tyre lokalë dhe të luftojnë për një marrëveshje të drejtë për ta”, tha Cooper.
/rtsh.al/