E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laburistët thirrje qeverisë britanike për njohjen e Palestinës

Richard Burden, deputet i Partisë Laburiste në Birmingham, por edhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive të tjera përshëndetën këtë kërkesë.

“Letra e Douglas Alexander për William Hague është parimore por njëkohësisht edhe reale” tha Richard Barra. Siç Douglas bën të qartë njohjen e një shtetit palestinez, thekson se dhe negociatat nuk janë kontradiktore.

 “Ne kemi nevojë për të dyja”, shtoi ai. Me tej ai vazhdoi duke thëne se “kjo është dhe arsyeja që Britania është në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara, për të njohur shtetin e ri të Palestinës. Ne gjithashtu duhet të bëjnë çdo përpjekje për të ndihmuar dhe për të sjellë palët së bashku që të nisin negociatat e rëndësishme midis tyre dhe të arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme, e cila do të mundësojë njerëzve te Izraelit dhe Palestinës që të jetojnë në paqe dhe siguri në vitet që vijnë”.

Sekretari i Jashtëm, Douglas Alexander, duke përcaktuar pozicionin e Laburistëve përpara Asamblesë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se, “arsyeja për të njohur Palestinën si shtet është forte. Dhe se këtë javë, në Kombet e Bashkuara, qeveria britanike duhet do të jetë e gatshme për të mbështetur njohjen e shtetit palestinez, si pjesë e hapave të vazhdueshëm për të arritur një zgjidhje të plotë midis dy shteteve”.

Ai deklaroi se për qeverinë britanike gjithashtu për qeveritë ndërkombëtare, kjo çështje ka një rendësi të madhe dhe se ne të gjithë duhet të garantojmë qetësi dhe stabilitet që bisedimet midis palëve te arrijnë në nivelet më të mira të tyre dhe të kemi sa më shumë njohje për shtetin e ri të Palestinës. /L.Ferhati/Start/

                                                                                             2011-09-21 16:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›