Laç- aksident, plagoset një 16-vjeçar
Vetëm 10 metra nga postblloku i policisë në kryqëzimin pranë pallatit të Kulturës, një autoveturë tip benz ka marrë përpara, duke e hedhur në një lartësi rreth 4 metra 16-vjeçarin Marin Frroku, nga fshati Gur i Zi i rrethit të Kurbinit. Marini udhëtontë me motor në drejtim të kundërt me benzin, i cili e ka përplasur atë në tentativë për të parakaluar disa mjete të tjera që ndodheshin duke udhëtuar në atë moment në qendër të qytetit. 16-vjeçari ka përfunduar në spitalin e Laçit e më pas në spitalin e lezhës dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën. Pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar menjeherë duke mos i dhënë mundësinë policisë të identifikojë autorin.