Shpërthimet në Gërdec- shkaku, një shkëndijë
Ekspertët zbardhin faktet për shpërthimin e fabrikës së cmontimit të municioneve në Gërdec. Kjo pasi mbledhja e dëshmive ka sjellë fakte të tjera, përveç pistave si një akt i qëllimshëm. Një shkëndijë e shkaktuar gjatë saldimit pak metra larg sektorit ku mbahej baruti, është arsyeja kryesore që i vuri flakën materialeve e solli shpërthimin e municioneve. Këto deklarata u janë bashkuar dosjeve dhe pritet që secili nga grupet që po ekzaminojnë në kratere të sjellin detaje të reja për të dhënë një version përfundimtar.