Shefer- letër Shqipërisë për anëtarësim të plotë në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, i ka dërguar letër Shqipërisë dhe Kroacisë duke i ftuar për të filluar bisedat për anëtarësim të plotë në NATO. Njoftimin e bëri zëdhënësi i NATO-s James Appathurai. Sipas zëdhënësit Scheffer u ka dërguar letër këtyre vendeve, duke kërkuar nga ato që të dërgojnë ekipet për fillimin e bisedimeve formale për anëtarësim.
Bisedimet do të zgjasin disa javë dhe do të rezultojnë me përpilimin e protokollit të hyrjes.
Pas kësaj anëtarësimi duhet të ratifikohet në parlament nga 26 vendet anëtare të NATO-s, gjatë vitit të ardhshëm, kur Aleanca shënon edhe 60-vjetorin e krijimit.