E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, AK themelon degën e re: JO pyetjeve mbi etninë e fenë

LAÇ- Aleanca Kuq e Zi është ndalur në qyetin e Lacit ditën e sotme, në kuadër të 'Maratonës Kuq e Zi' për t’i thënë 'JO' regjistrimit të popullsisë mbi baza etnie dhe fetare.

Kjo lëvizje ka themeluar degën e saj më të re në këtë qytet. Në takimin që u mbaj në pallatin e Kulturës, qytetarë, intelektualë, historian dhe aktiviste të Aleances Kuq e Zi shprehen bindjen se lacianët do ti thonë JO pyetjeve për etninë dhe fenë në formularin e regjistrimit të popullsisë.

Aleanca Kuq e Zi ripërsëriti thirrjen ndaj qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi të gjitha dispozitat në ligjin e gjendjes civile sa i përket ndryshimit të kombësisë.

Aleanca Kuq e Zi nënvizoi se nuk është kundër regjistrimit të popullsisë, por shprehet kundër dy pyetjeve për etnine dhe fenë, ndërkohë thekson se kjo lëvizje  do të vijojë maratonën e saj në të gjithë qytet e vendit për të informuar mbarë opinionin publik mbi rrezikun e asaj që Aleanca Kuq e Zi e  quan 'shkombtarizim'.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›