Vasili: Ja e vërteta mbi tenderin e Bankës Botërore

Në interpelancën e kërkuar nga deputeti socialist Eltar Deda, Vasili bëri të ditur procedurat e ndjekura për tenderin 1.1 milion dollarë të Bankës Botërore.
“Projekti i modernizimit të shërbimit shëndetësor, i ndarë në 50 kontrata, ka qenë projekti më i komplikuar, i filluar në vitin 2006. Ai ka pasur trend implementimi të ulët deri në 2009-ën, por intensiteti më pas ishte i lartë”, tha Vasili, duke shtuar se “BB ka pohuar në dinamikë komunikimin shumë pozitiv dhe me rezultate shumë të mira, të cilat janë shprehur gjatë takimeve të shumta mes palëve dhe ku ecuria dhe realizimi i projekteve, si dhe rezultatet e bashkëpunimit janë vlerësuar maksimalisht”.
Referuar tenderit dhe kompanisë fituese, Vasili shpjegoi: “Keqkuptimi ishte kualifikimi i një kompanie që ka pasur deklarim të rremë në dokumentet e saj të paraqitura për tender. Më qëllim sqarimin e plotë të situatës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kërkoi informacion në institucionet shtetërore. Nga verifikimet në organet tatimore rezultoi se aktiviteti i kësaj kompanie gjate tre viteve të fundit ishte zero e po kështu numri i punonjësve ishte zero. Ky informacion zyrtar që vërtetonte plotësisht deklarimin e rremë, iu bë me dije BB-së”.
Ndërkohë, sipas ministrit, nga ana e Bankës nuk ka pasur asnjë vërejtje në lidhje me vlerësimin e Komisionit të ofertave të tjera”.
Nga e tij, deputeti Deda e quajti anulimin e këtij tenderi nga Banka Botërore një aferë korruptive të pastër, ndërsa vlerësoi gjendjen e sistemit shëndetësor si të mjerueshme. Sipas tij, “ky është i pari rast që BB ndërpret një financim në Shqipëri dhe shqiptarët humbën rastin të kenë më shumë aparatura”.
/Start/E.B/
2011-09-22 21:56