E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, viktima e djegur një endacak

 Me anë të një komunikate, kjo drejtori bën me dije se viktima është shtetasi Ajet Babaçi,  44-vjeç, lindur dhe banues në lagjen “10 Korriku” Vlorë.

Ky shtetas njihej si person pa një vendbanim fiks (endacak), konsumator alkooli dhe vuante nga shëndeti mendor mendore. Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprakisht konkludohet se viktima është djegur aksidentalisht. Në afërsi të tij janë gjetur edhe një shishe me pije alkoolike (vodka), një çakmak dhe një radio dore dhe sende të tjera personale.

 Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për  vlerësim e procedim të mëtejshëm. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se sipër një vendstrehimi  i cili ishte i mbuluar me ferra kishte rënë zjarr i cili ishte fikur nga zjarrfikësit dhe ishte gjetur një person i djegur. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-23 09:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›