Laç, aksidentohet rëndë shefi i komisariatit të Laçit
Shefi i Policisë Kriminale të Komisariatit të rrethit Kurbin, Martin Dona, gjendet në spital në rrezik për jetën pas një aksidenti rrugor mbrëmjen e djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 19:30 të ditës së djeshme, kur kryepolici i antikrimit, Martin Dona ka qenë duke udhëtuar me një autoveturë tip Ford.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën që të çon në Rrëshen, pranë fshatit Rasfik. Në një moment ende të paqartë, makina ka humbur drejtimin normal dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në pjesën e shkëmbinjve të malit rrëzë aksit nacional. Për pasojë makina ka pësuar dëmtime serioze, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit, Martin Dona, i cili gjendej i vetëm gjatë udhëtimit.