E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, banorët të kërcënuar nga shtyllat elektrike

Banorët e një pallati në Laç ndihen në rrezik, sepse linja elektrike kalon ngjitur me godinën dhe telat përcjellës të energjisë kalojnë në ballkonet e tyre. Ata që rrezikohen më tepër janë fëmijët, që nga pakujdesia mund të jenë viktima të kësaj situate.

Banorët shprehen të shqetësuar për këtë problem dhe ata tregojnë se po kalojnë ditë të ankthshme nga frika se mos prekin telat e korentit dhe në anën tjetër të ndonjë mase të mundëshme.
 

Qytetarët e Laçit tregojnë se kanë kërkuar në bashki largimin e këtyre shtyllave elektrike nga banesat e tyre për ti zhvendosur në një tjetër pikë. Deri tani ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Banorët apelojnë të merren masa, për shkak se rreziku nga këto shylla elektrike është i madh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›