E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Bashkë do të ndërtojmë modelin e duhur politik

Në një takim me të rinjtë në qytetin e Fierit kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur se politika ka transmetuar modelin e gabuar në sytë e të gjithë qytetarëve, duke shaktuar një indiferentizëm tek këta të fundit ndaj proceseve politike në terësi. Më tej Rama u ka bërë thirrje të rinjve të kthejnë sytë drejt politikës dhe të angazhohen terësisht në të, si një mënyrë e mirë për të luftuar cinizmin dhe gënjeshtrën, në një përpjekje të përbashkët për të ndryshuar modelin e gabuar politik aktual.
 

“Politika i ka dhënë njerëzve modelin e gabuar. Pa ndryshuar politikën nuk mund të ndryshojmë modelin e gabuar. Të merresh me politikë do të thotë të refuzosh cinizmin dhe gënjeshtrën”-tha Rama.
 

Më tej numri një i PS-së Rama ka shpërndarë kartat e anëtarësimit për të rinjtë në Fier, duke e konsideruar këtë antarësim, si një ndryshim në jetën e tyre.
 

“Me kartën e antarësimit po ndryshoni dicka në jetën tuaj. Po guxoni të shikoni politikën me sytë e shpresës. Karta e antarësimit në PS është një mundësi, një sfidë. Dera jonë është e hapur për të gjithë ju” ka përfunduar ai.
 

Një ditë më parë kryesocialisti pati një takim me të rinjtë në Lushnjë, ku akuzoi mazhorancën se ka kapur vendin dhe vetëm 5 % e shqiptarëve e zotërojnë atë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›