E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu Kontribut per fitoren

Partia Republikane zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Mini Bashkisë NR.5 në Tiranë, ku u prezantua edhe kandidati për deputet për Tiranën, zoti Petrit Mancaku.

Sipas kryetarit të republikanëve, partitë e djathta në këto zgjedhje po tregojnë se u besojnë vlerave më të mira. “Nuk ka lindur e djathta as nga Partia Demokratike dhe as nga Partia Republikane. E djathta buron tek liria e njerëzve. Ka ardhur koha që të kuptojmë gjithashtu edhe vlerat e bashkëpunimit dhe koalicinit sepse e djathta është një mozaik idesh dhe vlerash. E djathta është një bashkëpunim partish politike të cilat duhet të Zgjedhjet 2013Fshati, Rama sulmon BerishënTesti i parë i numërimit elektronik LSI: Berisha t'i thërrasë arsyes bashkëpunojnë për suksesin dhe të ardhmen e shqiptarëve në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha zoti Mediu. Kreu i PR theksoi se domosdoshmëri për të djathtën është ndërtimi i një marrëdhënie të drejtë me qytetarët, drejt Bashkimit Europian, një marrëdhënie e drejtë e të gjitha partive të koalicionit. “Ka vetëm një rrugë koalcioni i së djathtës, ku cdo subjekt të jetë kontribues dhe një marrëdhënie interesi reciprok në shërbim jo thjeshtë të mandatit të maxhorancës, por fitores së shqiptarëve”, nënvizioi zoti Mediu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›