Kukesi mund Tiranen merr vendin e dyte

Kukësi ka marrë vendin e dytë në klasifikimin e Superligës falë fitores 2-1 ndaj Tiranës, por edhe falë disfatës që pësoi Flamurtari në Krujë kundër Kastriotit vendas.
Pjesa e parë e takimit të luajtur në Kukës përfundoi në barazim pa gola. Zhbllokimi i rezultatit mbërriti vetëm në minutën e 78 të takimit kur Brahja kaloi vendasit në avantazh. Por 10 minuta më vonë, Çota barazpeshon rezultatin. Atëherë kur pritej fërshëllima përfundimtare e takimit, Popovic gjen rrjetën duke i dhuruar Kukësit një trepikësh me mjaft vlera për një vend në kupat e Europës. Në takimin e luajtur në Krujë, Kastrioti vendas mposhti 3-0 Flamurtarin. Hysa shënoi në minutën e 37-të ndërsa Karapici dhe Shaba përkatësisht në minutat 49 dhe 65 vulosën gjithcka. Të dielën luhet ndeshja e fundit e javës së 22 të Superligës, ajo mes Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët, të gjendur në mesin e tabelës kërkojnë pikë për të përmirësuar renditjen e tyre, ndërsa durraskët me një fitore do të rimerrnin vendin e dytë, që përkohësisht mbahet nga Kukësi.