Laç, ekzekutohen me armë 2 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në superstradën Fushë Krujë-Milot ku dy persona janë ekzekutuar me armë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë Gjorm ku 50-vjeçari Ndoc Zima dhe Vlash Gjeçi 45 vjeç janë qëlluar me armë në një lokal pranë një pike karburanti.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.