Tiranë, tentuan të vrasin një 23 vjeçar, tre në pranga

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arretimin e tre personave, të akuzuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.
Në pranga ranë Mario Sefa, 21-vjeç, Emilard Sulejmani 26 vjeç si dhe Arbër Krashi, 21 vjeç, të tre banues në Kodër Kamëz.
Këta shtetas u ndaluan pasi më datë 10 shkurt 2011, në zonën e Paskuqanit në kryeqytet, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 23 vjeçarin A. Skana, banues në Paskuqan Tiranë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në Paskuqan, pas një grindje për motive të dobëta, ku shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas tre shtetasit e lartpërmendur kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Skana. Materialet në ngarkim të tij do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë.