E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, sekuestrohet 2 kg marijuanë

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 2 kilogramë mariuanë e cila kishte si destinacion shtetin grek. Droga është kapur në çantët e një pasagjeri të autobuzit të linjës Shkodër -Athinë.
 

Lënda narkotike e llojit marijuanë prej 2 kilogramë ishte në një qese plasmasi e mbështjellë me letër natriban.
 

Mësohet se është identifikuar autori e lëndës narkotike i cili është një i ri nga Shkodra i cili e kishte vendosur çantën në autobus në Tiranë ku do ta priste në Athinë një shtetas tjetër.

Vetë i riu kishte zbritur gjatë rrugës duke pretenduar se ishte i sëmurë .
Mësohet se po punohet për kapjen e këtij shtetasi ndërsa për arsye hetimi nuk bëhet me dije identiteti i tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›